E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Serbia kërkon datën e fillimit të bisedimeve me BE-në”

“Ne kërkojmë dhe presim një datë për fillimin e bisedimeve dhe të fitojmë statusin e kandidatit zyrtar për anëtarësim në BE si Kroacia, sepse mendoj se deri në shtator ose dhjetor do t’i kemi përmbushur të gjitha kushtet”, theksoi Tadiç.

Tadiç, i cili po vizitonte Nishin me një delegacion Italian biznesmenësh, teksa Mlladiç po ekstradohej në Hagë, theksoi se Serbia nuk po kërkonte një “rrugë artificiale për fillimin e bisedimeve” dhe se kërkonte t’i përmbushte të gjitha detyrimet.

Tadiç foli edhe rreth bashkëpunimit me tribunalin e Hagës teksa theksoi se kërkimet për Goran Haxhiçin do të vijojnë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-01 16:20
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›