“Rrëmbimi” i gruas së kryebashkiakut, mister e kontradikta

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së të martës ku gruaja pretendon se është rrëmbyer dhe është detyruar të kryej lindje të parakohshme, duke i bërë ineksion si dhe duke e dhunuar.
Hetimet kryesohet nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Enrit Liugori si dhe drejtues të rëndësishëm të policisë. Megjithatë, ende nuk dihet zyrtarisht se cila është e vërteta rreth ngjarjes.
Policia ka shoqëruar edhe dy taksistë, ku njëri dyshohet se ka transportuar gruan. Taksisti ka deklaruar para organeve të hetimit se e kishte dërguar gruan tek “klinika” në fjalë me kërkesë të saj, por kjo deklaratë bie ndesh me deklarimet e gruas, e cila pretendon se është rrëmbyer. Gjatë natës së shkuar është zbuluar edhe një klinikë private pranë Maternitetit të Ri në Tiranë, ku dyshohet se është kryer lindja e parakohshme e 29-vjeçares Griselda Roshi.
Hetimet kanë vazhduar gjatë gjithë natës për këtë ngjarje të rëndë dhe të pa ndodhur më parë në vendin tonë. Deri më tani nuk është gjetur ende foshnja, çka shton misterin rreth ngjarjes. Gruaja është rrëmbyer në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, teksa po pinte kafe me një shoqe të sajën. Gjatë mbrëmjes së shkuar, në shtëpinë e kryebashkiakut në Kavajë ishte edhe kreu socialist, Edi Rama. /S.Lleshi/Start/
2011-06-02 08:43