“Suita” ku Mlladiç do të “vuajë dënimin” në Hagë

Qelia për Ratko Mladiçin është gati: 15 metër katrorë, e pajisur me mjete teknologjike që do t’i kishin zili edhe shumë persona që gëzojnë lirinë.
Në “qelinë e Burgut” për ish-shefin ushtarak të serbëve të Bosnjës, i cili akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit do të ketë tryezë pune, kompjuter të pa lidhur me Internet, televizor me satelit, radio, dritë me llambë neoni, krevat hekuri me dyshek, çarçafë dhe peshqirë të pastër, lavaman alumini, raft për libra, dërrasë për të mbajtur shënime etj.
Dritarja e qelisë, nga vjen ajër i pastër prej Detit të Veriut atypranë, ka perde dhe shufra hekuri në distancë të gjerë.
Dera e qelisë do të qëndrojë shumicën e kohës e hapur. Kështu që Mladiç do të ketë mundësi të shkojë në palestër, në dhomën e lutjeve, tek një prift, të cilin do ta zgjedhë vetë, apo në dhomën e përbashkët për të luajtur futboll tavoline (kicker), ndoshta me Radovan Karadxhiçin, i cili është gjithashtu i burgosur në tribunalin për-Jugosllavinë.
Ajo çka nuk kuptohet është nëse Mlladiç këtu do të vuajë dënimin për përgjegjësinë në vrasjen e mbi 8000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, apo do të shtojë vuajtjet e familjarëve të viktimave të tij, të cilëve do u copëtohet shpirti kur ta shohin ku “vuan dënimin” vrasësi i familjarëve të tyre.
"Këtu është si në hotel. Ai jeton shumë, shumë më mirë se viktimat, që jetojnë sot akoma në Srebrenicë në kampet e refugjatëve, apo në Holandë. Për viktimat është me të vërtetë e tmerrshme, ajo që ndodh këtu", thotë Johanne von Wurkom, e cila angazhohet në një organizatë, që mbështet të afërmit e viktimave të Srebrenicës.
/Start/F. Prroni/
2011-06-01 17:25