E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA trajton sulmet kibernetike si akte lufte

Në të ardhmen, Presidenti mund të vendose sanksione ekonomike, hakmarrje kibernitike ose sulme ushtarake ndaj atyre që sulmojnë sistemet kyçe kompjuterike të SHBA-ve, theksuan zyrtarët amerikanë.

“Kundërpërgjigjja kundër një sulmi kibernitik mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo domosdoshmërish duhet të jetë kibernitike. Të gjithë opsionet do të jenë mbi tavolinë”, theksoi zëdhënësi i Pentagonit, kolonel Dave Lapan.

Plani është bërë edhe më urgjentisht pas sulemve kibernitike të muajit të kaluar ndaj kontraktorit të mbrojtjes, “Lockheed Martin”.  Një raport i ri nga Pentagoni do të publikohet në javët e ardhshme. /Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-01 16:44
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›