“Shi” golash në Palermo, por vetëm barazim (video)
Nën rreshjet e dendura të shiut, takimi i javës së pestë mes Palermos dhe Romës ka përfunduar në paqe.
Mateo Brigi kaloi miqtë në epërsi në minutën e 20-të, pas një aksioni model, por kroati Budan barazpeshoi gjithçka pesë minuta para fundit të pjesës së parë.
Në minutën e parë shtesë të 45-minutëshit të parë, Burdiso u jep përsëri avantazhin të tijve, por ky avantazh zgjati vetëm 60 sekonda, pasi Fabricio Mikoli riktheu barazpeshën para se gjyqtari t’i dërgonte ekipet në dhomat e zhveshjes.
Në minutën e 11-të të pjesës së dytë është ish-juventini Noçerino që realizon golin e tretë për Palermon. Kur dukej se vendasit do ta mbyllnin këtë ndeshje me fitore, kapiteni verdhekuq, Françesko Toti, shndërron në gol një penallti të fituar nga Okaka tre minuta para fundit të ndeshjes.