Miratohen ndryshimet në buxhetin e vitit 2009
Sipas deputetit të Partisë Demokratike Sherefedin Shehu, p/ligji i sjellë në kuvend reflekton objektivat e qeverisë për minimizimin e efekteve të krizës globale nëpëmejt rritjes së investimeve publike me rreth 17 miliardë lekësh.
Por, sipas tij, njëkohësisht janë shtuar edhe fondet për programet sociale me rreth 10 milionë lekë, si dhe fondet e kompensimet për ish-pronarët me rreth 10 milionë lekë. Deputeti Uldedaj tha se këto ndryshime janë një domosdoshmëri, pasi reflektojnë praktikën efektive të kësaj qeverie, por edhe ekzekutimin e buxhetit të vitit 2009.
"Miratimi në Kuvend do të rrisë rolin aktiv dhe eficencën e financave publike, duke ndikuar pozitivisht edhe uljen e presioneve ndaj krizës globale", tha Uldedaj. Ai i konsideroi ndryshimet edhe si një kontribut real në drejtim të forcimit të qëndrueshmërisë fiskale.
"Rialokimi i fondeve publike sjell një përmirësim në investimet buxhetore, duke adresuar fondet drejt projekteve me dominante dhe projekteve qe kanë patur me sukses, por edhe krijimin e një ekuilibri që garanton stabilitet buxhetor dhe krijon mundësi për uljen e huamarrjes", tha Uldedaj. Opozita nuk ishte e pranishme në miratimin e projektbuxhetit.