Bode: Shqiptarët të besojnë tek Leku
"Asnjë përpjekje abuzive nuk mund të ketë sukses të disbalancojnë kursin e këmbimit, pasi nuk reflekton tendencën e ekonomisë reale në Shqipëri", tha Bode.
Numri një i financave, e vlerësoi adoptimin e euros si një proces më të gjatë, se sa anëtarësimin në BE, ndërsa ftoi qytetarët të besojnë te leku, duke e konsideruar atë si "monedha më e qëndrueshme në rajon për një kohë shumë të gjatë, qoftë në raport me monedhat e forta, si euro dhe dollari".
"Është një monedhë që duhet t'i besojmë sepse ka dëshmuar vitalitet dhe ka mbështetur zhvillimet e ekonomisë shqiptare", tha Bode, ndërsa shtoi se "përpjekjet e atyre që përfitojnë nga mosnjohja e proceseve të integrimit nuk do të mund të destabilizojnë tregun".