Protesta, minatorët dy ditë pushim!

Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla tha se do të pritet deri të hënën për të marrë vendimin nëse protesta do të vazhdojë apo jo.
“Protesta jonë ia arriti qëllimit”, theksoi ai, duke shtuar se të hënën protesta do të vazhdojë në Bulqizë dhe jo më në Tiranë. Ai paralajmëroi se nuk do të ndalen protestat deri në nënshkrimin e një marrëveshjeje midis firmës austriake ACR dhe minatorëve. Punëtorët e nëntokës kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira sigurie në punë.
Dy ditë më parë, Ministria e Ekonomisë i hoqi përkohësisht licencën kompanisë në fjalë deri në përmbushjen e detyrimeve. /S.Ll/Start/
2011-07-22 15:44