Falsifikonin dokumenta, 6 persona në pranga
TIRANË- Arrestohen për falsifikim dokumentash 6 persona mes tyre 2 punonjëse të njësisë bashkiake Nr. 7 në Tiranë.
Arrestimet janë bërë në kuadër të një hetimi disa mujor nga sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Tiranë.
Policia e Tiranës arrestoi sot Afërdita Sukniqin, punonjëse e Njësisë Bashkiake Nr.7 Tiranë, e cila do të ndiqet penalisht për veprën penale ‘shpërdorimit të detyrës’, neni 248 i Kodit Penal.
Diana Rexha, me detyrë sanitare në Njësinë Bashkiake Nr.7 Tiranë, e cila do të ndiqet penalisht për veprat të penale të ‘ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave’.
Të arrestuar janë dhe shtetasit kosovar Luz Bisaku dhe Vilson Nikolla nga Gjakova si dhe Ylzvi Shkalla nga Sauku , Saimir Trota nga Kukësi, mbi të cilët rëndon akuza e ‘falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave’.
Ky grup ka falsifikuar një sërë dokumentash zyrtare, mes tyre dhe leje drejtimi kombëtare e ndërkombërate.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)