E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Simboli i urisë” mposht vdekjen

Ai ka arritur të mbijetojë në sajë të një ushqimi për bebe të përgatitur nga gjalpi i kikirikëve. Pak më shumë se tre muaj më parë, foshnja u shtrua në spital edhe pse e ëma nuk kishte fare shpresa që do të mbijetonte.

“Mamaja e tij kurrë nuk mendoi se mund të shpëtojë. Çdo pjesëtar i familjes është i lumtur”, tha Sirat Amin, një infermiere që ka ndjekur nga afër përmirësimin e Minhajit.

Në muajin korrik bebja 7-muajshe peshonte vetëm 3,2 kg, ndërsa tani peshon 8 kg. Minhaj tashmë mund të ushqehet vetë dhe të ecë këmba-dorazi.

/Start/Aisa Kokiçi/

                                                                                             2011-11-11 11:41
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›