E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident ne Kosove Nje i vrare dy te plagosur

Nje pjestar i komunitetit serb u vra dhe dy te tjere u plagosen mbreme vone pas nje shkembimi zjarri ndermjet disa banoreve serbe dhe shqiptare. Ngjarja ndodhi ne lagjen Kroi i Vitakut ne veri te Mitrovices konfirmon zedhenesi i policise se Kosoves ne Mitrovice Besim Hoti. Tani per tani policia akoma nuk i di motivet e ketij incidenti. Edhe forcat paqeruajtese thane se nuk kane shume njohuri per incidentin. Hetimet per shkaqet e incidentit jane duke vazhduar. Mediat serbe njoftojne se njeri nga dy serbet e plagosur qe po kurohet ne Spitalin e Mitrovices eshte pjesetar i Sherbimit Policor te Kosoves.

Te menjehershme kane qene reagimet e institucioneve me te larta te Kosoves. Presidentja Atifete Jahjaga u beri thirrje te gjithe qytetareve qe te tregojne maturi dhe qetesi dhe qe zgjidhjen e te gjitha ceshtjeve ta bejne permes rrugeve institucionale duke respektuar ligjin. Presidentja Jahjaga po ashtu u beri thirrje organeve kompetente te hetojne rrethanat qe cuan te incidenti dhe te ndermarrin te gjitha masat qe autoret e tij te arrestohen dhe te nxirren para drejtesise.

Edhe qeveria e Kosoves e denoi ashper incidentin qe ndodhi ne veri te Mitrovices. Qeveria fton organet kompetente qe te ndermarrin te gjitha masat qe ata qe kane kryer kete akt te rende te nxirren para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar thuhet ne reagimin e qeverise se Kosoves.

Incidenti i mbremshem ne lagjen Kroi i Vitakut ne veri te Mitrovices ndodhi ne nje kohe kur ne tere rajonin e veriut te Kosoves vazhdimisht po mbreteron nje situate e tensionuar per shkak te barrikadimit te rrugeve nga serbet tash e dy muaj. Forca te policise se Kosoves ato te misionit EULEX dhe trupat e KFOR-it e shtuan gjate nates edhe me shume pranine e tyre ne veri te Mitrovices. Te merkuren ne mengjes forcat paqeruajtese ppranine e tyre perdoren gaz lotsjelles kunder nje mase serbesh te cilet tentonin ta pengonin KFOR-in per te mbyllur nje rruge ilegale qe serbet e Kosoves e perdornin per kalim ne Serbi dhe anasjelltas.

Autor Bekim Shehu
Redaktor Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›