E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shullazi lihet prapa hekurave

Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, i caktua masa me burg për Shullazhin, me "armëmbajtjes pa leje"  ndërsa miku i tij, Gilmando Dani, për "moskallzim krimi".

Emiljano Shullazi, 33 vjeç dhe Gilmando Dani, 32 vjeç,  me precedentë penalë, u arrestuan dy ditë më parë nga efektivat e Komisariati nr.2 të policisë në rrugën "Kongresi i Lushnjes", në Tiranë.

Ata u ndaluan ndërsa ishin duke qarkulluar me një automjet tip “Benz“, me targa TR. 2703 L.  Gjatë kontrollit policor, atyre iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale një pistoletë tip “Glock“, me një krëhër me 16 copë fishekë, maska të zeza, si dhe disa telefona celularë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-11 14:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›