Kredi prej 35 mln euro për Bypass-in e Fierit

Projekti i ndërtimit të Bypass-it të Fierit është një ndër projektet me prioritare të Qeverisë Shqiptare. Objektivi i ndërtimit të Bypass-it të Fierit është rritja e shpejtësisë në lëvizje, çlirimi i trafikut sidomos gjatë sezonit turistik, rritja e komoditetit dhe sigurisë në rrugë e lëvizje.
Ky Bypass është pjesë e korridorit tepër të rëndësishëm Veri – Jug, për të cilin disa sektorë janë ndërtuar ose janë në ndërtim e sipër. Projekti i referohet ndërtimit të një bypass-i rrugor të tipit autostradë interurbane midis qytetit të Fierit dhe Levanit me gjatësi afërsisht 22 km, dhe është parashikuar të zbatohet për një periudhë tre-vjeçare. Kosto totale e parashikuar për realizimin e këtij projekti është rreth 81.2 milion EUR.
Ai realizohet si bashkëfinancim i BEI dhe BERZH me nga nje kredi prej 35 mil EUR secila, Kooperacionit Italian me një grant prej 1.8 mil EUR dhe Qeverisë Shqiptare me nje kontribut prej 9.4 mil EUR. Kredia e ofruar nga Banka Evropiane për Investim (BEI), ka termat në vijim shuma 35,000,000 EUR. Maturimi për këtë kredi është 20 vjet, duke përfshirë një periudhë pa pagesë principali prej 7 vjetësh. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar. /Start/
2012-06-11 15:14