LSI: Respektim marrëveshjes me PD-në për Presidentin

Nënkryetari Petrit Vasili, u shpreh se LSI-ja do t’i qëndrojë marrëveshjes së nënshkruar me PD-në më shtator të vitit 2009.
"LSI duke vlerësuar në tërësinë e vet këtë proces do të mbajë një pozicion në respekt të plotë të kushtetutës për zgjidhjen e problemit të procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri te Republikës", theksoi Vasili. LSI, vijoi ai, ka kontribuar gjatë gjithë procesit të zgjedhjes së Presdentit të ri së pari dhe mbi të gjithë për krijimin e një procesi të hapur e transparent, i cili ndërtonte mirëkuptime të gjera dhe mundësi votimi të mëdha. Zv/kryetari i LSI-së, nënvizoi se, "edhe propozimi e pranimi i kandidaturave jopolitike e jopartiake ka qenë nje kontribut pikërisht në këtë frymë për krijimin e një konsensusi dhe mundësive të votimit sa më të gjerë në parlamentin e Shqipërisë".
I pyetur nga gazetarët se çfarë qëndrimi do të mbajë LSI dhe a do mbështesë ajo kandidaturën e Bujar Nishanit për president pas tërheqjes së Artan Hoxhës, Vasili u shpreh se, "për muaj e muaj të tërë LSI ka kontribuar në mënyrë shumë konstruktive dhe aktive për ndërtimin në radhë të parë të një procesi të hapur e transparent jo thjesht dhe vetëm për diskutime të emrave të përveçëm në fillim të këtij procesi, por për t'i dhënë një frymëmarrje dhe një gjithëpërfshirje të gjithë aktorëve".
Vasili tha se, "në të gjithë këtë proces ka pasur një dialog të gjerë të të gjithë faktorëve, qofshin të mazhorancës e opozitës duke stimuluar një proces si asnjëherë më parë të një komunikimi të gjerë politikë, të hapur dhe pa paragjykime"./Start/
2012-06-11 15:32