“Skënderbeu” shfaqet në Rusi

Ky film do të shfaqet për dy javë rresht në një nga kinematë e Moskës dhe të Shën Peterburgut, si dhe në një nga televizionet kombëtare të vendit në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare” në Rusi, që do të zhvillohen në periudhën tetor-nëntor 2012.
Në fakt, Ambasada Shqiptare në Moskë ka qenë pjesë kyçe edhe e kthimit të partiturave të këtij filmi, ku kompozitori shqiptar, Çesk Zadeja, është bashkautor me kompozitorin rus, Georgi (Juri) Vasilievic Sviridov.
“Interesin për gjetjen dhe marrjen e këtyre partiturave e ka parashtruar regjisori ynë i njohur, Piro Milkani, të cilin kemi më shumë se një vit që po e ndihmojmë në realizimin e një projekti me specialistët rusë të fushës për rinovimin në disa plane të filmit ‘Skënderbeu’”, thuhet në deklaratën e Ambasadës sonë në Moskë.
“Dihet që të gjithë përbërësit origjinalë të këtij filmi ndodhen në ish-ambientet e Kinostudios së Moskës. Duke pasur vështirësi për marrjen e një duble zëri të filmit, vështirësi që fillonin që nga plani teknik deri tek ai financiar, regjisori Milkani, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të RTSH-së, i kërkoi ambasadës sonë që të ndihmonte në gjetjen dhe marrjen e një kopje të partiturave origjinale të filmit të përbashkët shqiptaro-sovjetik të viteve ’50 ‘Skënderbeu’. Duke e konsideruar një kërkesë të tillë me rëndësi për fondin tonë kombëtar të vlerave dhe si një memorie për muzikën tonë shqiptare, menduam të angazhohemi plotësisht për gjetjen dhe marrjen e një kopje të partiturave të kësaj muzike. Nuk mund ta mohojmë se kjo sipërmarrje na kërkoi mund dhe kohë për të gjetur fillimisht vendndodhjen e këtij ‘thesari’ dhe më pas, për të plotësuar të gjitha procedurat e nevojshme për fotokopjimin dhe marrjen e tij. Mbas rreth 2 muaj punë të vazhdueshme, morëm nga Arkivi i Orkestrës Shtetërore të Kinematografisë të FR-së një volum të tërë partiturash, të cilat na krijuan emocione të veçanta, jo vetëm për nga pesha dhe përmasat, por në radhë të parë për nga rëndësia dhe vlerat e tyre. Me këtë rast, dua të falënderoj edhe ata miq të mirë shqiptarë që bënë të mundur sjelljen e tyre të shpejtë, në mënyrë private dhe të sigurt nga Moska në Shqipëri. Ne jemi shumë të kënaqur që arritëm të realizonim këtë sipërmarrje sa diplomatike, aq dhe kulturore e me vlera kombëtare, për t’u dhënë institucioneve të interesuara shqiptare një vepër të rëndësishme muzikore që i mungonte, por, pse jo, edhe familjareve të kompozitorit të madh, Zadeja, në përmbushje të një ‘pengu profesional’ të jetës së tij. Filmi ‘Skënderbeu’ vazhdon të ruhet në memorien e rusëve të atyre viteve, por vazhdon të jetë në shitje edhe për brezat e rinj”.
/Start/
2012-06-13 17:48