E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha e ka përdorur Nanon për diversion

Ai thotë se sulmet që Nano ka bërë ndaj socialistëve nuk i përligjën ambiciet e tij për t’u kandiduar si President.

“Nano ka shtatë vjet që është shërbëtor i Sali Berishës. Mjeti i përdorur nga Fatos për t’u bërë President ishte vendosja e zërit dhe figurës së tij në shërbim të Berishës. Ka mbështetur Berishën dhe kandidatët e tij hapur në çdo fushatë. Nga ana tjetër, Berisha e ka dashur President, por vetëm e ka përdorur për të bërë diversion ndaj PS-së”, deklaroi Rama për emisionin “Fakt”.

Ai thotë se Presidenti i ri është një ministër më shumë në kabinetin e Berishës, por shton se kjo zgjedhje gjithsesi është bërë mbi bazën e Kushtetutës. “Ai është një njeri kokulur, ka pasur vetëm avantazhin që nuk ka ngritur zërin dhe nuk ka vjellë vrerin e herëpashershëm të mazhorancës ndaj opozitës”, tha Rama, duke thënë se ende nuk e kishte uruar për zgjedhjen në krye të Shtetit.

Kreu i PS-së thotë se ende nuk e ka vendosur nëse do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Nishanit si President, duke nënvizuar se zgjedhja e ka vështirësuar shumë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. /Start/

                                                                                             2012-06-14 09:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›