“Sony” pushon 10 000 punonjës

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ekonomike japoneze ''Nikkei”, e cila sqaron se kjo lëvizje vjen në kuadër të ristrukturimit të disa aktiviteteve.
Gjatë një tryeze të rrumbullakët disa javë më parë, drejtuesi i ri i kompanisë elektronike ''Sony'', Kazuo Hirai kishte theksuar se i ishte dashur të merrte vendime të kësaj natyre duke marrë parasysh nevojën për rimëkëmbjen e grupit që rrezikon një humbje neto vjetore prej 2 miliardë eurosh dhe një deficit tregtar prej 900 milionë eurosh për ushtrim të mbyllur deri më 31 mars.
Një konferencë shtypi për strategjinë e grupit për vitet e ardhshme është programuar më 12 prill.
Kompania ''Sony'' ka vuajtur për një kohë të gjatë si pasojë e krizës financiare ndërkombëtare 2008-2009 duke mbyllur më shumë se 16 000 vende pune në mbarë botën.
2012-04-09 21:02