Erjona Topalli, shqiptarja e vetme në “MIT”

E turpshme në dukje por me karakter të fortë, e suksesshme por tepër modeste, Erjona na shpjegon me pak fjalë por kuptimplota realizimin e ëndrrës së saj më të madhe. “Të studiosh në ‘Massachusetts Institute of Technology’ është një ëndërr e çdo nxënësi të suksesshëm në shkencat ekzakte”.
Erjona ka lindur në Elbasan, arsimimin fillor e ka kryer tek shkolla “1 Maji” në Tiranë teksa arsimimin e mesëm e vazhdon tek Kolegji Turk i vajzave “Mehmet Akif”. Ajo është një nga 150 nxënëset e huaja (jo amerikane), dhe e vetmja shqiptare që është pranuar sivjet në “Massachusetts Institute of Technology”.
“Massachusetts Institute of Technology” i njohur ndryshe si “MIT” është një universitet privat kërkimor i vendosur në Kembrixh, Masaçusets, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “MIT” është themeluar në vitin 1861. Në 60 vitet e fundit ka zgjeruar gamën e degëve që ofron përtej shkencave fizike dhe inxhinierive që kishte më parë, duke përfshirë edhe ekonomiksin, gjuhësinë, shkencat politike dhe ato të menaxhimit.
“MIT” renditet si universiteti i 5-të më i mirë në botë, porse për shkencat ekzakte dhe inxhinieritë është më i kërkuari. Në vitin 2011, ky universitet ka pranuar 1 742 nga 17 909 aplikantë, çka përbën vetëm 9.7 % të aplikuesve.
Erjona na rrëfen më tepër rreth arritjes së saj dhe synimeve për të ardhmen.
Si arritët të pranoheshit në “MIT”? Çfarë rrugësh ndoqët?
Aplikimi për në “MIT” ka tri pjesë. Pjesa e parë përbëhet nga të dhënat biografike; pjesa e dytë nga të dhëna që u lënë përzgjedhësve të kuptojnë karakterin e aplikantëve, nëse ka kapacitetin e duhur për ta përfunduar atë shkollë etj; pjesa e tretë nga të dhënat që tregojnë rezultatet e arritura në “SAT”, “TOEFL” dhe “SAT-SUBJECT”. Aplikimin e kam kryer online, teksa përveç të lartpërmendurave përzgjedhësit e “MIT”-it më kanë bërë edhe një intervistë në “Skype”. Me anë të kësaj interviste ata përpiqeshin të kuptonin sa më shumë rreth jetës, hobeve dhe karaktereve të aplikantëve.
Në ç’degë do të studioni dhe si ju ka lindur dëshira për të?
“MIT”-i më ofron mundësinë që vitin e parë merr disa lëndë dhe vendimin për degën që do ndjek e marr në vitin e dytë. Përveç të tjerash më jep edhe mundësinë e diplomës së dyfishtë (mundësinë që të diplomohem paralel në dy degë). Dega ime parësore është Matematika, ndërsa të dytën kam edhe pak kohë ta mendoj dhe të zgjedh mes Ekonomiksit dhe Shkencave Kompjuterike. Dëshira për Matematikën është rritur bashkë me mua; që në klasë të tetë unë jam pjesëmarrëse e rregullt në olimpiadat e matematikës, teksa në vitin 2010 dhe 2011, pasi dola e para në rang kombëtar kam përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën Botërore të Matematikës. Në Olimpiadën e vitit 2011 u dekorova edhe me medalje nderi nga ky eveniment.
Çfarë do të thotë për ju të studioni në universitetin e 5-të më të mirë në botë?
Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Në olimpiadat Botërore të Matematikës ku kam marrë pjesë, “MIT”-i ishte përzgjedhja e parë e të gjithë studentëve dhe të gjithë flisnin rreth dëshirës për të studiuar atje. Tanimë kjo ëndërr u realizua, por në fakt tani fillon edhe puna më e madhe. Është absolutisht privilegj të jem një nga 150 studentët jo amerikanë të pranuar në këtë institucion, shpresoj të dal faqebardhë.
Sa i rëndësishëm është roli i shkollës ku studioni aktualisht në suksesin tuaj?
Këto suksese i kam arritur duke qenë nxënëse e Kolegjit turk të Vajzave “Mehmet AKif”, dhe roli i shkollës në përgjithësi e i mësuesve në veçanti është i padiskutueshëm. A do t’i kisha arritur këto suksese edhe po mos të isha nxënëse në këtë kolegj? Nuk di të them, por nuk besoj se është rastësi fakti që në Olimpiadën Botërore të Matematikës që u mbajt në Kazakistan në vitin 2010, tre nga katër nxënësit që përfaqësonin Shqipërinë ishin nxënës nga kolegjet turke në vend. Përveçse mësuesit na qëndrojnë shumë pranë dhe profesionalizmit e përkushtimit në mësimdhënie, diçka që më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë është fakti që ne të gjitha lëndët shkencore i bëjmë në gjuhën angleze. Në këtë mënyrë nuk e kam pasur aspak të vështirë me termat shkencore qoftë në provimet ndërkombëtare që kam dhënë, qoftë edhe në intervistat e realizuara. Por, shpresoj shumë që frytet e kësaj pune tre-vjeçare në kolegj unë t’i marr edhe gjatë kohës së studimeve të larta në “MIT”, ku përsëri gjithçka do të jetë në anglisht.
Cilët janë planet tuaj për të ardhmen? Megjithëse është herët për të folur, a mendoni që pas studimeve të riktheheni në Shqipëri?
Është pak herët për këtë. Kam gjëra tepër të rëndësishme më përpara, për të cilat duhet të mendoj, por nuk është se nuk e vras fare mendjen për këtë. Aktualisht në Shqipëri nuk vlerësohet diploma ndërkombëtare. Sikur të kthehem në Shqipëri me diplomën e “Masachustes Institute of Technology”, shumë do më pyesin çfarë është, ndërkohë që në SHBA i ke dyert e hapura gjithandej në momentin që paraqet një diplomë të tillë. Gjithsesi unë kam shpresa që gjerat po rregullohen në vendin tonë dhe që një ditë, në mos menjëherë pas studimeve, të paktën pas disa vitesh eksperiencë në SHBA, të rikthehem dhe të jap edhe unë kontributin tim në Shqipëri.
Intervistoi Fatjon Prroni
2012-04-10 08:33