“Statusi, dhuratë e mirë për jubileun e Pavarësisë”

Dy Krerët e Shteteve zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua me kryesimin e bisedimeve zyrtare midis delegacioneve përkatëse.
“I kam kërkuar Presidentit Josipoviç që të jetë nxitës i pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale, duke vazhduar nismën e suksesshme kroato-sllovene të Bërdos për të vazhduar më tej me shumë efikasitet, në funksion të zhvillimeve pozitive politike dhe ekonomike në rajon”, tha Topi në konferencë. Nga ana e tij, presidenti kroat, theksoi se “për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë do të ishte shumë, shumë mirë, do të ishte një dhuratë shumë e madhe që vendi juaj këtë vit të fitojë statusin kandidat për në Bashkimin Evropian”.
I pyetur për marrjen e statusit të vendit kandidat, Topi theksoi se kjo i takon punës që do të arrijë Shqipëria në këtë drejtim. “E vërteta është që ne duhet të bëjmë shumë, por e vërteta është gjithashtu që ne e meritojmë që në këtë vit jubilar të marrim statusin e vendit kandidat, që do të jetë dhe një motivim më shumë për çdo qytetar, por edhe për çdo politikan dhe për çdo institucion që të jetë shumë rigoroz në plotësimin e atyre detyrimeve”, nënvizoi ai.
“Unë dua të theksoj sot këtu, se ne kemi pasur një rrugë shumë të vështirë, kemi pasur probleme me korrupsionin dhe na doli si problem edhe ndërtimi i anijeve, por edhe shumë probleme të tjera, si ato me pakicat e ndryshme në kohën e pasluftës, por shpresoj se Shqipëria do të ketë një rrugë më të lehtë. Është me shumë rëndësi që të ruajmë dëshirën e popullit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Të ruajmë besimin e popullit, të njerëzve, të kemi besim dhe të fillojmë me reformat dhe populli apo njeriu i thjeshtë t’i ndiejë ndryshimet apo reformat që bëhen, sidomos në fusha të ndryshme, por ne kemi pasur probleme më të mëdha me Ministrinë e Drejtësisë apo me fushën e gjyqeve”, tha nga ana e tij, Jasipoviç.
2012-01-23 13:38