E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykimi i djalit të Gadafit, ende asnjë vendim

Ende nuk ka asnjë vendim se ku do të gjykohet djali i Gadafit. Në lidhje me këtë çështje, një zëdhënës i Gjykatës, Fadi El-Abdallah, deklaron se  ende nuk është marrë ndonjë vendim nga gjykatësit.

Ndërkaq, ndërsa ende asgjë nuk është zyrtarizuar, kjo deklaratë bien ndesh me atë të dhënë nga ministri i Drejtësisë së Libisë, Ali Kalifa Ashur, i cili tha se Libia ka aplikuar të premten në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime që Saif al-Islam, të gjykohet në Libi.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka akuzuar djalin e Gadafit, për përfshirje në sulmet ndaj protestuesve në Libi vitin e kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›