E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët në veri të Kosovës, në 14-15 shkurt në referendum

Referendumi i serbëve në veri të Kosovës, do të mbahet në datat 14 dhe 15 shkurt. Këtë lajm e ka konfirmuar kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Kristimir Pantiç.

“Të gjithë kryetarët e kanë rikonfirmuar në takim me ministrin Bogdanoviç javën e kaluar, se nëse dikush na e vërteton se referendumi është i dëmshëm për interesat shtetërore, ne do të shtynim. Meqë askush nuk ka bindur për këtë, referendumi do të mbahet sic është planifikuar në 14 dhe 15 shkurt, ka thënë më tej Pantiç.

Ndërkaq, Ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka vënë në dukje qëndrimin e qeverisë serbe, se referendumi në këtë moment është i panevojshëm. Në lidhje me këtë deklaratë ka hasur dhe kundërshtinë e Pantiç, në të cilën ka theksuar se Bogdanoviç, nuk e ka hedhur poshtë si opsion të mundshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›