Raporti i IDN-së: Komisionet pa pasur kuorumin e nevojshëm
Mbledhjet dhe marrja e vendimeve në disa komsione parlamentare shpeshherë bëhen pa pasur kuorumin e nevojshëm. Gjatë gjysmës së parë të viti 2011, disa projektligje janë miratuar gjatë mbledhjeve ku kanë qenë të pranishëm vetëm gjysma ose më pak se gjysma e antarëve . Ky është një nga përfundimet e raportit monitorues të institutit për demokraci dhe ndërmjetësim. Ditmir Bushati, kryetari i komisionit të integrimit vuri në dukje se disa projektligje nuk janë në përputhje me ligjislacionin evropianë.
E ndërsa Ilir Gjoni, nën kryetar i komisionit të sigurisë, bëri të ditur se diskutimet përgjatë mbledhjeve në komision, nuk janë racionale, por edhe aty ka ngjyrime politike.
Raporti i IDN, shpreh shqetësimin edhe për shkallën e ulët të përfshirjes së grupeve të interesit në komisionin parlamentar të integrimit europian. Problem mbetet edhe axhenda e ngarkuar legjislative dhe koha e kufizuar që u lihet në dispozicion antarëve të Komisionit parlamentar të integrimit për të shqyrtuar projektigjet, ku kjo sipas IDN prek cilësinë e ligjeve të miratuar.