E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Statusi”, Euobserver: Shqipëria përparim të kufizuar

Në një raport të publikuar sot nga “Euobserver”, thuhet se Shqipëria ka bërë “përparim të kufizuar”, ku theksohet bllokimi politik pas zgjedhjeve.

Në lajmin e publikuar përmendet edhe Kosova, që siç theksohet ndodhet larg integrimit, ndërsa Bosnja e Hercegovina përshkruhet si një vend në gjendje “paralize dhe konfrontimi” midis boshnjakëve dhe serbëve.  Kosova shihet si një nga vendet me papunësinë më të lartë në Evropë.

Ndërkohë, raporti vlerëson se Serbia mund të marrë statusin e vendit kandidat. Shqipëria e humbet për të dytin vit marrjen e statusit të vendit kandidat për shkak të ngërçit të gjatë politik. Një vit më parë, Bashkimi Evropian i vendosi 12 kushte vendit tonë për t’i përmbushur, por që prej asaj kohe, klasa politike thuajse nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-10 14:00
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›