E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomiku e nis me protestë vitin akademik

Protesta e tyre është zhvilluar edhe gjatë vitit të shkuar arsimor, por deri më tani nuk ka marrë zgjidhje.

Një student i Fakultetit Ekonomik, nëse është mbetës në pesë provime kalon në stazh, dmth humbet vitin shkollor e ripërsëritur atë, megjithëse Karta e Bolonjës nuk e parashikon këtë.

"Ne do të vazhdojmë dhe më tepër deri sa kjo të marr fund. Ndërsa ne të na jepet e drejta që na mohohet, deformohet, cenohet padrejtësisht. Le të bucasim në veshët e tyre të shurdhët, 'Hiqni Stazhin'", thotë një student. Studentët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën edhe në ditët në vijim. /Start/

                                                                                             2011-10-10 14:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›