E Diel, 1 Nëntor 2026

“Stuhi” në futboll, 40 ndeshje të trukuara

Karel Dont, anëtar i njësisë antikorrupsion në UEFA ka denoncuar xhiron e basteve dhe fiksimin e rezultateve dhe ka shtuar se ky pritet të jetë skandali më i madh i korrupsionit i zbuluar ndonjëherë nga organizmi që drejton futbollin europian.
 
“Është çështja më e madhe e korrupsionit e zbuluar ndonjëherë. Kemi mbetur të tronditur”, tha Dont në një intervistë për të përditshmen hollandeze “Algemen Dagbland”.

Sipas gazetës hollandeze, për klubet dhe lojtart e përfshirë në këtë hetim, pjesa më e madhe e të cilave nga Europa Lindore, do të meren masa shumë të rrepta.

“Shumica e dosjes tashmë është kompletuar dhe kemi prova të pakundërshtueshme. Mashtrimet dhe trukimet kanë ndodhur në shumë vende të Europës dhe ne jemi në gjendje ta vërtetojmë këtë”, saktësoi eksperti i UEFA-s.

Karek Dont nuk ka bere publik emra skuadrash, pasi çështja është ende nën hetim, megjithatë në këtë listë të zezë mund të jetë emri i ndonjë skuadre shqiptare, të cilat prej vitesh janë lakuar për fiksimin e rezultateve në kupat europiane.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›