E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hilari Klinton viziton sot Moskën

Në qendër të bisedimeve do të jenë Irani, Afganistani, mbrojtja raketore dhe Koreja e Veriut.

Sipas njoftimeve, në takimet me presidentin rus, Dimitri Medvedev, dhe me minstrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, zonja Klinton do të kërkojë nga ata një “formë të presionit specifik” kundër Iranit, nëse ky vend dështon të provojë se programi i tij bërthamor është paqësor.

Gjatë qëndrimit në Rusi, Sekretarja amerikane e Shtetit do ta vizitojë edhe qytetin Kazan, që kryesisht është i banuar me popullatë myslimane.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›