E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Shqipëria bashkëpunim të ngushtë me INTERPOL-in

Ministri Basha gjatë fjalës së tij, u ndal në hapat që ka ndërmarrë Shqipëria lidhur me sigurinë e kufijve dhe sistemeve për mbledhjen dhe transmetimin e të dhënave kriminale.

Në këtë kuadër ai informoi të pranishmit rreth sistemit modern MEMEX, për shkëmbimin e të dhënave kriminale, dhe sistemit TIMS për të dhënat në kufi, të cilët ndërlidhen në kohë reale me Qendrën Operacionale të INTERPOL-it duke mundësuar kështu shkëmbimin dhe kontrollin e menjëhershëm të informacionit mbi personat në kërkim, por dhe mbi automjetet dhe mallra të tjera. 

“Shqipëria do të dërgojë së shpejti oficerin ndërlidhës të saj në qendrën e INTERPOL-it në Lyon, Francë, duke rritur kështu bashkëpunimin me këtë organizatë në nivelin më të lartë të mundshëm”, theksoi Minstri Basha. Në kuadër të bashkëpunimit rajonal Ministri Basha informoi të pranishmit se Shqipëria do të jetë vendi organizator i Konferences Rajonale të INTERPOL-it, që do të zhvillohet në vitin 2011.

Minstri Basha vlerësoi më tej krijimin dhe konsolidimin e forcës policore më të re të Botës, siç e quajti ai Shërbimin Policor të Kosovës, duke e konsideruar atë një histori suksesi të OKB-së, si dhe kërkoi që marrëdhëniet e INTERPOL-it me Kosovën të reflektojnë realitetin e Kosovës së pavarur nëpërmjet anëtarësimit të saj në këtë organizatë.

Një vend të veçantë gjatë takimeve me homologët dhe zyrtarët e lartë Europianë, Ministri Basha i kushtoi edhe procesit të liberalizimit të vizave duke informuar ata mbi stadin aktual të plotësimit të kritereve nga Shqipëria.

Në këto takime Ministri Basha ka marrë mbështetjen e plotë të tyre për avancimin e mëtejshëm të këtij procesi deri në plotësimin e objektivit të tij, heqjen e vizave Shengen për qytetarët shqiptarë.

Në këtë Ministerial ku janë të pranishëm rreth  70 Ministra të Brendshëm, nga e gjithë bota, po diskutohet mbi bashkëpunimin në luften kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar si dhe mbi rolin e forcave policore në operacionet paqeruajtëse të OKB-së.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›