E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Makthi” merr fund, Masa rikthehet në pistë

Fundi i “makthit” për Felipe Masën ka një orë të saktë, 10:45 e paradites të së hënës. Ky është momenti kur braziliani i është rikthyer pistës me “Kokëkuqen” pas më shumë se dy muaj larg saj.

Masa mori përgjigjen pozitive nga komisioni mjekësor i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, për të drejtuar një Ferrari “F2007”.

Pas xhiros së parë të nxemjes, piloti u rikthye në bokse dhe më pas doli përsëri në pistën e Kavalinos për të zhvilluar një seri xhirosh të shpejta.

“Kuptova që nuk më mungon grinta që kisha para aksidentit – tha Felipe Masa për mediat -. Ajo që ndodhi në Hungari nuk më ka ndryshuar aspak”.

Ai shtoi se çdo gjë shkoi normalisht në pistë: “Në makinë u ndjeva si një herë e një kohë dhe nuk pata asnjë problem me dridhjet. Edhe për skuadrën – përfundoi ai me shaka – kam mbetur po ai bastardi i parë”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›