E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 29-vjeçari me 15 doza heroinë

Në pranga në kushtet e flagrancës ra shtetasi Ridvan Kopliku, banues në lagjen “Daniel Matlia” të qytetit Shkodër , i dënuar dhe më parë për veprën penale të vjedhjes.

Në momentin e arrestimit, këtij shtetasi iu sekuestrua një sasi prej 15 doza lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, e cila ishte në trajtë pluhuri me ngjyre krem dhe mbahej nga ky shtetas me qëllim shitje e shpërndarjen e tyre në Shkodër.

Në lidhje me rastin në fjalë u kryen veprimet e duhura procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Ridvan Kopliku, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Shitje e shpërndarja të lëndëve narkotike”. /S.Lleshi/Start/
 

                                                                                             2011-06-02 08:58
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›