E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, sekuestrohet 3 ton kafe kontrabandë

Zëdhënësja e Policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia bëri të ditur këtë mëngjes, se sasia e kafesë e ndarë në 56 thasë ishte e fshehur në pyll dhe kishte hyrë kontrabandë nga Mali i Zi.

Sasia e kafesë kontrabandë është gjetur në vendin e quajtur Grabom, Komuna Kelmend Rrethi Malësi e Madhe, e fshehur në një masiv të pyllëzuar.

Nga strukturat e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj vepre penale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “kontrabandë me mallra që paguhet aksizë”. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-02 09:07
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›