Kriza në Greqi, BCE: Të shtohen përpjekjet për reformë
ZYRIH- Greqia, e përfshirë në një krizë të rëndë të financave publike, duhet të intensifikojë përpjekjet për reformë duke hartuar veçanërisht një program të gjerë privatizimi, është shprehur kryeekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane, BCE, Jürgen Stark. Ai përjashton çdo ristrukturim të borxhit.
"Greqia ka zbatuar për disa dekada një politikë të keqe ekonomike dhe ka jetuar me të ardhura më të larta se mundësitë e saj. Një kthesë 180 gradë është e pashmangshme dhe e dhimbshme", theksoi Stark i Bankës Qendrore Evropiane, BCE, në një intervistë të publikuar sot në të përjavshmen zvicerane "Handelszeitung".
Pasi ka marrë përpara një viti premtimin për një ndihmë prej 110 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, Athina tashmë duhet të bëjë përpjekje të tjera duke filluar një program të gjerë privatizimi, shtoi ai.
Sipas këtij të fundit, Greqia mund të shesë prona për 300 miliardë euro. Duke hequr dorë nga rreth 50 miliardë aktiva publike, Greqia mund të zvogëlojë kështu me 20 për qind borxhin e saj, theksoi Stark.
"Greqia nuk është një pus pa fund, por kjo supozon që Greqia të vërë në zbatim masat e duhura", këmbënguli ai..
Ndërkohë që evropianët duket se po priren drejt një kompromisi që synon t'i jepet një ndihmë tjetër financiare Greqisë në këmbim të një ashpërsimi të masave të rrepta ekonomike, BCE-ja mbetet vendosmërisht kundër çdo ristrukturimi ose rishkallëzimi të borxhit.
Një zgjatje e afateve të rimbursimit nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të rriste masën e borxhit, paralajmëroi Stark.
(s.g/atsh/BalkanWeb)