E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Super Pipo” rikthen Milanin (video)

Heroi i italianëve në këtë takim ishte pa as më të voglin dyshim Filipo Inzagi, i cili arriti të shënonte dy herë në portën e francezëve. Pas një loje këmbëngulëse Milani i Leonardos arrin të zhbllokohet në minutën e 27-të me anë të “Super Pipos” pas një aksioni të mrekullueshëm.

Goli i milanezëve ndezi tifozët kundërshtarë, të cilët filluan të mbështesnin fuqishëm Olimpikun e Marsejës. Megjithë volumin e lojës, pjesa e parë mbyllet vetëm me golin e minutës së 27-të.

Marseja e nis furishëm pjesën e dytë duke barazuar që në minutën e 4-t me anë të Heinzes. Ky gol rihapi edhe një herë takimin duke i shtyrë skuadrat të shihnin më tepër në drejtim të portave kundërshtare.

Në minutën e 29-të të pjesës së dytë është sërish “ujku i vjetër” Filipo Inzagi që gjendet në pozicionin dhe momentin e duhur për ta çuar Milanin sërish në avantazh. Pas këtij goli milanezët e administrojnë mjaft mirë rezultatin duke siguruar tre pikët e para në një transfertë të vështirë.

Më poshtë do të paraqesim të dhënat e takimit dhe përmbledhjen e ndeshjes në video.

O. Marsejë - Milan 1-2

O. Marsejë (4-3-1-2): Mandanda 6; Taiwo 5, Heinze 6,5, Diawara 5, Kaboré 5; Mbia 5, Cisse 6 (43' pII Morientes sv), Cheyrou 6,5; Lucho Gonzalez 5,5 (29' pII Ben Harfa 6); Niang 6,5, Brandao 6.

Në stol: Andrade, Bocali, Hilton, Abriel, Valbuena.

Trajner: Deschamps.

Milan (4-3-1-2): Storari 6; Oddo 6, Nesta 6, Thiago Silva 6, Zambrotta 6; Flamini 6, Pirlo 6, Ambrosini 6 (13' pII Gattuso 6); Seedorf 7 (48' pII Abate sv); Pato 6, Inzaghi 8 (42' pII Huntelaar sv).

Në stol: Dida, Kaladze, Jankulovski, Ronaldinho.

Trajner: Leonardo.

Gjyqtar: Larsen (Dan)

Shënues: 27' Inzaghi (M), 4' pII Heinze (OM), 29' pII Inzaghi (M)

Të verdhë: 12' pII Zambrotta (M), 16' pII Flamini (M), 36' pII Storari (M)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›