E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi bisedë telefonike me presidentin turk Gyl

Të dy homologët vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera dhe vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve tona në të gjitha fushat, diskutuan edhe për situatën në rajonin ballkanik si dhe për përmbushjen e aspiratave integruese të dy popujve për në Bashkimin Evropian.

Presidenti Topi u interesua për situatën në Turqi duke shprehur edhe një herë keqardhjen për viktimat dhe të zhdukurit nga përmbytjet e fundit në Stamboll. Ndërsa Presidenti turk Gyl, nga ana e tij, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga Presidenti Topi për të vizituar Shqipërinë, e informoi Kreun e shtetit shqiptar që e ka përshpejtuar vizitën e tij të planifikuar në vitin 2010, duke rënë dakord që ta zhvillojë atë në datat 9-10 dhjetor 2009.

Presidenti Topi e uroi Presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl dhe nëpërmjet tij, i përcolli mbarë popullit mik turk urimet më të mira e të përzemërta për muajin e Madhërishëm të Ramazanit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›