“Të ngrihet Entit Rregullator i Karburanteve”

Tregu i karburanteve në Shqipëri është tregu më i madh ne vend me një qarkullim vjetor 900 milionë -1 miliard $/vit ose 9-10% të PPB te vendit si dhe me ndikim të fuqishëm në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik terësor.
“Në kushte të tilla është plotësisht e arsyeshme të ngrihet dhe të funksionoje Enti Rregullator i Karburanteve sikurse ndodh me tregje më të vegjël si p.sh.b -tregu i telekomunikacionit, -furnizimit me ujë dhe - energjisë elektrike. Përvoja e vendeve të ngjashme sikurse është psh Maqedonia mbështet kërkesën për ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve. Për më shumë mungesa e plotë e operatorëve publike në tregun e karburanteve e bën domosdoshmëri vëzhgimin e tregut nga institucione shtetërore”, thekson Konfindustria.
Duke pranuar ndikimin dhe varësinë relative nga tregjet ndërkombëtare për sa i përket çmimit, Konfindustria kërkon, që të vazhdoje me rreptësi marrja e masave edhe në “cilësinë” dhe mashtrimet ne “volumet” e shitura klientëve fundorë të karburanteve të tregtuar në vend. “Cilësia jashtë standardit e karburanteve dhe mashtrimet në volume përçohet drejtpërdrejt në rritjen e “fshehur” të çmimit të karburanteve, që qarkullojnë në tregun shqiptar dhe që i shtohet çmimit te deklaruar, duke dëmtuar rëndë interesat e biznesit dhe qytetarëve shqiptare”, thuhet më tej. /Start/
2012-09-02 16:56