Dy avionë nisin operacionet kundër zjarreve

Në bazë të planit të emergjencave të miratuar nga ministri i Brendshëm, Flamur Noka, helikopteri i tipit Cougar, do të nisë operacionin e fikjes së zjarrit në Malin e Dajtit, më pas do të shkojë në Pukë, ku situata është tejet e rëndë, dhe më pas në Lurë dhe në Tërthore.
Mbi 700 efektivë të FA-ve, në të gjithë territorin e vendit, kanë mbështetur forcat zjarrëfikëse dhe ato të Shërbimit Pyjor. Ndërkohë, nga Turqia ka ardhur një tjetër avion, i cili do të ndihmojë në shuarjen e zjarrit në malin e Bozdovecit në Korçë, vatër kjo tejet e madhe.
Aktualisht, në vend raportohen 22 vatra aktive zjarri, ku një është në Skrapat, pesë në qarkun e Dibrës, katër në Korçë, dy në Kukës, 1 në Tiranë, tetë në Shkodër, dhe një në Karaburun në Vlorë. /Start/
2012-09-03 08:34