E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia parandalon një vrasje në Tiranë

Në sallën operative kishte një mbërritur një telefonat që tregonte se kishte një zënkë midis disa personave. 

Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e Komisariatit te Policise Nr.3 Tiranë, duke koordinuar veprimet me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale te Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, të cilat me të mbërritur kaëe konstatuar duke u përleshur dy shtetas, ku njëri prej tyre ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka tentuar të qëlloje personin tjetër.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur ngjarjen me pasoja të rënda, si dhe duke bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një Pistolete (ZASTAVA) Mini Blou, me një krehër me 4 fishekë.

Pas shuarjes se konfliktit, ka rezultuar se autor i kësaj ngjarje, është shtetasi B. Bermetaj, 17-vjeç, i cili është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. C. I arrestuar është person i njohur për policinë, pasi ka precedentë kriminal në krimet kundër personit dhe pasurisë. /Start/

                                                                                             2012-09-02 16:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›