E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Urdhri” i Ronaldinjos: Kujdes për 90 minuta!

Ish-ylli i Barcelonës i gëzohet formës që ekipi po kalon gjatë javëve të fundit dhe mezi pret të përballet sërish me zikaltrit. Asi brazilian po kalon formën më të mirë që kur mbërriti në Itali dhe të gjithë i kanë hedhur sytë tek ai me besimin se do të jetë njeriu i derbit.Por Ronaldinjo paralajmëron shokët se nëse nuk tregohen të përqëndruar për 90 minuta, atëherë rrezikon të përsëritet disfata e shëmtuar 4-0 në fazën e parë. “Ata kanë një trajner të madh, lojtarë të nivelit të lartë: është një nga skuadrat më të mira në botë. Prandaj duhet të jemi gjithnjë të vëmendshëm për të shmangur surprizat e pakëndshme”, theksoi “Topi i Artë 2006”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›