E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vjeshta 2011”, sekuestrohen disa automjete

Operacioni i koduar “Vjeshta 2011” në Qarkun e Vlorës, ka bërë të mundur bllokimin e tre automjeteve, dy në Vlorë dhe një në Sarandë.

Mbrëmë, në Sarandë u sekuestruar një automjet i markës Mercedes-Benz ngjyrë e zezë i cili mbas verifikimeve të kryera ka rezultuar si i vjedhur në Serbi. Ndërsa në Vlorë, janë sekuestruar një automjet tip Mercedes-Benz, i cili rezultonte i vjedhur në Itali si dhe një BMW, gjithashtu i vjedhur në Itali.

Vijon puna në bashkëpunim me Interpol dhe Europol për gjetjen e rrugëve dhe mënyrave të trafikimit të automjeteve të vjedhura. Ndërkohë, i njëjti operacion është zhvilluar edhe në Qarkun e Korçës, ku po ndiqen penalisht tre shtetas, pasi posedonin automjete të vjedhura ose me dokumente false. 

Procedimi nisi ndaj një 73-vjeçari, pasi automjeti i tij tip Audi, rezultonte i vjedhur. Gjithashtu, procedimi nisi edhe ndaj një të moshuari tjetër, ku pas verifikimeve rezultoi se automjeti i tij tip Benz rezultonte i vjedhur. Policia po punon për të gjetur automjetin e vjedhur. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ersiel Hyka 22-vjeç, banues në Korçë, sepse dyshohet qe dokumentet e mjetit të tij tip Fiat Punto janë të falsifikuara. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-15 12:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›