E Diel, 1 Nëntor 2026

Më shumë vëmendje për “Shkopinjtë e bardhë”

Edhe një herë tjetër, të verbrit kanë kërkuar më shumë mbështetje nga pushteti vendor.

“Nëpërmjet këtij parakalimi në një nga bulevardet kryesore të qytetit, i kërkojmë institucioneve shtetërore që të marrin masat dhe vendosjen në rrugë të semaforëve akustikë, në mënyrë që të kuptojmë se ku jemi dhe në ç’drejtim po ecim në rrugë”, tha kryetari Shoqatës së të Verbërve në qarkun e Elbasanit, Ardian Hysa.

Sipas tij “ deri më tani asnjë masë nuk është marrë për të lehtësuar lëvizjen e të verbërve në rrugë”. Me anë të këtij marshimi, kjo kategori kishte për qëllim të sensibilizonte shoqërinë në drejtim të njohjes dhe respektimit të shkopit të bardhë, objektit dhe fenomenit që ai përfaqëson. /Start/

                                                                                             2011-10-15 15:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›