E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugë tërësisht moderne për në Malin e Krujës

Rruga e njohur ndryshe edhe si rruga e Malit të Krujës të çon në vendin e shenjtë për bektashinjtë, atë të Sarisalltikut. Kjo rrugë ka një gjatësi prej 9 kilometra, gjerësi 6 deri në 8 metra dhe vlerë investimi 343 milion lekë.

Rruga e Sarisalltëkut, e cila i shtohet rrjetit modern infrastrukturor të vendit, është e njohur për pelegrinazhin e pandërprerë të qindra besimtarëve e turistëve që vizitojnë këtë vend të shenjtë. Kjo rrugë turistike është gjithashtu një portë drejt monumenteve të rralla natyrore të zonës.

Gjatë viteve të fundit në rrethin e Krujës janë ndërtuar 121 km rrugë dhe segmente rrugore, 11 ujësjellës, 13 shkolla,  si dhe  21 qendra shëndetësore e ambulanca. Gjithashtu, janë restauruar Pazari karakteristik, kalldrëmi për në Kështjellën historike, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të turistëve./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-15 15:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›