Autobusët urbanë të zgjasin orarin e transportit

Në një dalje për mediat, Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve Geron Ibrahimi në Bashkinë e Tiranës, u kërkoi të gjithë operatorëve që të respektojnë oraret e vendosura, nga ora 05 e mëngjesit, deri në orën 24.00, orarin e përcaktuar për t’u paraqitur në stacion, si dhe shërbim korrekt ndaj qytetarëve.
Ibrahimi tha se në sajë të një pune 1 mujore të vëzhgimit të 10 linjave urbane në qytet, janë konstatuar 109 shkelje administrative të cilat janë ndëshkuar me gjobë.
“Ftojmë të gjithë operatorët e 10 linjave qytetëse fillimisht, por edhe linjave ndërqytetëse, të marrin masa të menjëhershme, sa i përket rritjes së standardit, në shërbimin e transportit publik, sa i përket nisjes së fillimit të punës, në orën 5 të mëngjesit, mbarimit në orën 24, veshjes, paraqitjes, pastërtisë dhe gjithë kritereve, frekuencave që janë shumë të rëndësishme dhe që duhet të jenë sipas rregullave dhe kritereve të vetëmiratuara nga Bashkia e Tiranës dhe nga operatorët. Në rastet kur ne do të hasim problematika të përsëritura, do i propozojmë Kryetarit të Bashkisë edhe revokimin e licencës”, theksoi ai.
Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve paralajmëroi se nëse nuk respektohen kushtet ndaj shërbimit për qytetarët në transportin urban, do të merren masa deri në heqjen e licencave ndaj operatorëve përkatës. “|Janë ndërmarrë 109 masa administrative (gjoba), që variojnë në vlera të ndryshme, sipas problematikave që kanë pasur, por gjoba nuk është kryefjala e këtij operacioni sot. Gjoba është vetëm një instrument për të sensibilizuar. Ne duam të kemi një frymë bashkëpunimi edhe me biznesin dhe kjo është një mënyrë ndërgjegjësimi, edhe për ta”, tha gjithashtu. /S.Ll/Start/
2011-10-15 12:57