“Vrasësit e 21 janarit para drejtësisë, jo në krye të shtetit”

I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” në “Ora News”, Rama u shpreh se shqiptarët, me sytë e medias kanë parë e bërë vlerësimin e tyre për të gjithë demonstratën e 21 janarit. Opozita, theksoi Rama, në bulevard u provokua rëndë dhe gjendja doli nga kontrolli për përgjegjësinë ekskluzive të forcave të rendit. Sipas tij, dhuna mbi protestuesit nisi ende pa filluar demonstrata, kur protestuesit ishin duke ecur në bulevard.
“Sigurisht që protesta u ideua nga Partia Socialiste, por dhuna ishte produkt i keqadministrimit nga ana e policisë. Ata që hapën zjarr duhet të jenë përpara drejtësisë dhe është e papranueshme të jenë në krye të shtetit”, theksoi Edi Rama.
Ndër të tjera, kryesocialisti mohoi një bashkëpunim të mundshëm me Presidentin Bamir Topi në rast se ky i fundit do të ketë një projekt politik. “Bamir Topi është një President i cili rezultoi në përfundim të mandatit të tij, si një figurë që mbajti distancë nga dyja palët. Nëse ai ka një projekt politik, padyshim që është i djathtë e i takon dhe ka të bëjë me fatet e të djathtës. Nuk lidhet me vizionin apo programin e PS-së dhe aleancës së majtë ”, sqaroi Rama.
Kreu socialist sërish përjashtoi mundësinë e një bashkëpunim me Ilir Metën në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. “Nëse pushtet do të thotë të bashkëpunosh me çdo kusht me çdo hajdut, është një pushtet që nuk u duhet shqiptarëve, as mua”, tha numri një i selisë rozë.
Lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila shpalli më 16 janar të pafajshëm Ilir Metën për akuzën e korrupsionit aktiv, Edi Rama komentoi: “Nuk besoj në drejtësinë dhe në vendimin e Gjykatës së Lartë”.
/Start/E.B/
2012-01-20 23:56