E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Paloka garanton Do te behet drejtesi per 21 Janarin

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka në një deklaratë për mediat, ngriti akuza tëv rënda ndaj kreut të opozitës lidhur me 21 janarin e një viti më parë. Sipas Palokës, Rama një vit më parë donte të rrëzonte qeverinë dhe të merrte pushtetin me dhunë . Për të realizuar këtë u përdor një video e manipuluar, e cila ishte prerë dhe ngjitur 28 herë. Kjo video theksoi deputeti i PD-së rezultoi të ishte e manipuluar dhe tërësisht një falsifikim.
“Më 21 janar pas 4 orë sulmesh mbeten të vrarë 4 protestues, por puçistët nuk e realizuan dot qëllimin e tyre” nënvizoi Paloka, ndërsa garantoi qytetarët se drejtësia do bëhet dhe kjo ngjarje nuk do të kalojë pa u hetuar.
Sipas tij Prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim për organizatorët dhe ka prishur provat për t’i shpëtuar ata nga hetimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›