Policia nis procedimin ndaj drejtueses së FRESSH. Reagimi: Berisha nuk ma mbyll gojën
(E PERDITESUAR)- Të rinjtë që morën iniciativën për të vënë në lojë drejtësinë shqiptare vetëm një ditë pas gjyqit të Metës ku Gjykata e Lartë e shpalli atë të pafajshëm, do të procedohen penalisht nga policia. Polica e Tiranës ka bërë me dije dje se ka nisur procedimi penal ndaj drejtueses së këtij tubimi, Braziliana Memushaj, e cila do të hetohet në gjendje të lirë, për organizim të protestave dhe tubimeve të paligjshme. Disa ditë më parë anëtarë të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar dolën para Kryeministrisë me arkivol në duar ku shkruhej drejtësia vdiq. Sipas policisë, organizatorët e tubimit nuk kishin marrë leje për aktivitetin.
Pas njoftimit të policisë, ka reaguar edhe dega e FRESSH-it të Tiranës. Unë jam një ndër 300 organizatoret e FRESSH-Tiranë që morën pjesë në atë marshim homazh për drejtesinë që vrau Saliu. Në emrin tim, Policia e Shtetit ka filluar procedimin penal. Në varrin e drejtësisë së vrarë, Sali Berisha nuk do të fusë dot kurrë shpirtin e lirë të të rinjve që këtë vend e duan me shumë se ai, më të mirë, më të bukur e më të begatë. Dhe do protestoj deri kur ky vend të çlirohet nga duart e pushtetit të babëzitur, kur drejtesia të çlirohet, kur ekonomia të çlirohet, kur shoqëria të çlirohet nga plaget qe ka hapur Kryeministri ynë. Policia e Sali Berishës nuk ma mbyll dot gojën as mua dhe as të rinjve të Fressh-Tirane, shkruan Braziliana Memushaj në reagimin e saj.

Braziliana Memushaj