E Diel, 1 Nëntor 2026

PD sulmon prokurorinë në prag të arrestimeve: Prishi provat për 21 janarin

Share

Partia Demokratike, me anë të deputetit të saj, Edi Paloka, ka sulmuar sërish prokurorinë për 21 janarin, në kohën kur kjo e fundit bëhet gati të kryejë disa arrestime, pas ardhjes së provave nga FBI. Sipas Palokës, prokuroria ka prishur provat e 21 janarit.

Prokuroria ka prishur provat për t’i shpëtuar, por kjo ngjarje nuk do të kalojë pa u hetuar. Drejtësia do të vihet në vend, ka thënë Paloka.

Sulmet e mazhorancës ndaj prokurorisë bëhen vetëm një ditë pasi ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, kërkoi nga Berisha dhe gjykatat që të pranojnë ekspertizën dhe provat e FBI-së.

Për të rrëzuar qeverinë, u përdor një video nga Edi Rama, e prerë dhe e ngjitur 28 herë. Videoja rezultoi tërësisht një falsifikim. Më 21 janar 2011, pas pesë orësh sulm mbetën të vrarë 4 qytetarë, puçistët nuk ia arritën qëllimit, në ditët të vazhdim vazhduan veprën kriminale, tha Paloka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›