Bllokimi i ARMO, Braçe: Tregues i kapjes së shtetit
“Përplasja dje e dy agjencive ligjzbatuese në dyert e një biznesi privat tregon nivelin më të lartë të kapjes së shtetit shqiptar nga interesat e Familjes. Ligji është shpallur i padobishëm për këtë vend sepse ai pengon Familjen të përmbushë interesat e saj”, theksoi Braçe.
Sipas tij, ngjarja e djeshme ka përmasat e një skandali shtetëror si produkt i përplasjes së egër të klaneve brenda Familjes për dominim dhe përfitim nga çdo e mirë publike në çdo segment të tregut. Ngjarja e djeshme është një sinjal i vazhdueshëm rreziku për çdo qytetar shqiptar, për çdo biznes të ligjshëm, i cili, sot, ndjehet i pa barabartë, i konkurruar padrejtësisht, i dhunuar prej korrupsionit qeveritar, i luftuar nga shteti që paguan me taksat e tij, luftë që buron nga interesat e familjes.
Braçe pyeti, se snteresat e kujt përfaqëson Ministri i Brendshëm në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese kur urdhëron policinë e shtetit të pengojë zyrtarët e një tjetër agjencie ligjzbatuese të bëjnë detyrën. Ai iu drejtuar edhe Ministrisë së Financave, që sipas tij për një vit të tërë lejon që një biznes privat të shkel ligjin e të refuzojë në mënyrë të përsëritur rikthimin në ligjshmëri të aktivitetit të tij.
“Qeveria ka sot detyrën të dorëzojë para organeve të hetimit të gjithë autorët e veprimeve të paligjshme konsumuar dje nga zyrtarët e dy agjencive ligjzbatuese në shkelje të rëndë të statusit të tyre e në shërbim të plotë të interesave të paligjshme të FAMILJES në pushtet”, theksoi Braçe. Në përfundim, deputeti socialist tha ishte i vendosur për të zbardhur çod detaj të të skandalit të djeshëm, të marrëdhënies së korruptuar të ndërtuar prej një viti mes shtetit të korruptuar dhe një biznesi klient.