8,5 kg ari fals, arrestohen 10 rumunë
Dhjetë rumun u shoqëruan për në stacionin policor të Podujevës, pasi që në të dy veturat e tyre është gjetur dhe është konfiskuar një sasi prej tetë kilogram e gjysmë ari flas. Fillimisht policia kishte shoqëruar për në stacionin policor dhjetë shtetas rumun, të cilët dyshoheshin se ishin të përfshirë në këtë rast.
Sipas zyrtarëve policorë, konfiskimi është bërë pas dyshimit rreth ngarkesës së dy veturave me targa të Bullgarisë, ku pas ndalimit dhe kontrollit të veturave, “Mercedes” dhe “opel vektra”, është gjetur ari i falsifikuar.
“Konfiskimi i arit fals u bw pas një informate që kishte marrë policia paraprakisht nga një qytetar për një veturë të dyshimtë, ku më pastaj njësitet patrulluese kishin arritur t’i identifikonin veturat dhe t’i arrestonin 10 persona - shtetas rumunë.
Si përfundim të gjithë këta janë liruar, ndërkaq njëri prej tyre po mbahet në paraburgim prej 72 orësh”, sqaruan burimet policore
RTK