87-vjeçari Dole, vuan nga pneumonia

Ish-senatori i SHBA-ve, Bob Dole është shtruar sërish në spitalin e Uashingtonit. Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi për Institutin e Politikës së Dole, Heather Anderson, i cili nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për ngjarjen. Vitin e kaluar, 87-vjeçari ka qëndruar i shtruar në spital për 10 muaj me radhë, pasi kishte kaluar tre herë pneumoni. Në muajin shkurt ai ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në gju. Dole kishte dalë nga spitali në mes të muajit nëntor të vitit 2010.