E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave, epidemia mund të përhapet në Europë

Zyrtarë evropianë të sektorit të shëndetësisë kanë tërhequr vëmendjen se epidemia e gripit të derrave që ka nisur të përhapet në Angli, së shpejti do të mund të përhapej në gjithë kontinentin europian. Në Angli gjatë muajit dhjetor janë shënuar më shumë se 25 viktima ndërsa më shumë se 300 të prekur janë shtruar në repartet e reanimacionit në spitalet e vendit. Virusi A H1N1 prek më shumë persona te moshës së tretë dhe gratë shtatëzëna, të cilat janë paralajmëruar nga autoritetet shëndetësore që të vaksinohen dhe të tregojnë kujdes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›