89 njohje për Kosovën, Sao Tome dhe Principe njeh pavarësinë
Shkon në 89 numri i njohjeve të Kosovës si shtet.Sao Tome dhe Principe është shteti i radhës që e ka njohur Kosovën.Mediat kosovare raportojnë se MPJ-së ka thënë se Sao Tome dhe Principe është shteti i 89 me radhë që ka marrë vendim për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.
"Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për njohjen ndërkombëtar të Kosovës" thuhet në vendim.
Shteti i vogël prej 163 mijë banorësh gjendet në Afrikën Qëndrore, ndërsa flasin portugalisht për shkak të sundimit të mëparshëm. Sao Tome dhe Principe është vendi i dytë më i vogël afrikan.